Henry u kthehet stërvitjeve

Sulmuesi i skuadrës spanjolle të Barcelonës, francezi, Thierry Henry, iu është kthyer stërvitjeve dhe drejtuesit e skuadrës janë shumë të lumtur që do t’i ndihmojë skuadrës.

“Lëndimi si duket ka kaluar dhe jam duke u ndier mirë për momentin, por se çka do të ndodhë në vazhdim, mbetet të shihet dhe shpresoj se lëndimet e tilla nuk do të përsëriten”, deklaroi Henry, pas stërvitjes së djeshme.

Lajm i mirë për trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiola, është edhe rikthimi në stërvitje i mbrojtësit të krahut, Eric Abidal, i cili bëri stërvitje të lehta.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: