Sandro Rosel, njëri ndër kandidatët për president të Barcelonës, ka thënë se nëse ai zgjidhet i pari në krye të skuadrës katalunase, do të ndryshojë traditën dhe do të vë sponsor në fanellë.
Rosel, i cili është njëri nga kandidatët më të fortë për të zëvendësuar Juan Laportën, bëri të ditur se problemet financiare do të bëjnë që të thyhet kjo traditë e Barcelonës. Prej vitit 2006, Barça në fanellat e saj ka vetëm UNICEF-in, ndërsa asnjëherë, në historinë 111-vjeçare, nuk ka pasur sponsor.
Rosel ka qenë zëvendëspresident i Barcelonës deri në vitin 2005, kur u largua nga klubi.



