Pas eliminimit të Milanit nga Liga e Kampionëve, duket se Leonardo do të mbetet në krye të “rosonerëve” nëse ai e fiton titullin e kampionit në Serie A.
Nëse braziliani shkarkohet nga posti i tij në fund të edicionit, atëherë për vendin e tij do të konkurrojë një ish-futbollist i Milanit.
Alessandro Costacurta thotë të jetë i gatshëm ta marrë drejtimin Milanit dhe thotë se është ëndërr ta pasojë Leonardon në bankinën e Milanit.
Ish-mbrojtësi i kampionit të shtatëfishtë të Evropës, ka punuar si ndihmës i Carlo Ancelotti, derisa ai ishte në krye të Milanit, ndërsa më pas ai ka punuar si trajner i vetëm i klubit Mantova.



