Valdano mbron Pellegrinin

Pa marrë parasysh pakënaqësinë e tifozëve dhe mediave spanjolle në adresë të Realit të Madridit, drejtori sportiv i këtij klubi, Jorge Valdano, ka thënë se posti i trajnerit Manuele Pellegrini nuk është i rrezikuar.

Edhe përkundër eliminimit të shpejtë nga Liga e Kampionëve, ai edhe më tej do ta drejtojë skuadrën.

“Besojmë në Pellegrinin dhe punën e tij. Ai ka kontratë edhe një vit, ndërsa ne nuk e kemi në plan ta ndërrojmë. Sezoni ende nuk ka përfunduar, ndërsa neve na ka mbetur luftë e madhe për titullin e kampionit të Spanjës. E di që tifozët e kanë vështirë, por as unë nuk e kam lehtë. Kemi pritur shumë, por kemi hasur në një kundërshtar i cili na mënjanoi”, - ka thënë Valdano.

Ky vendim i drejtuesve të Realit nuk do të mirëpritet nga tifozët, të cilët nga skuadra e tashme kanë pritur shumë, duke marrë parasysh investimet prej 250 milionë eurove të harxhuara për blerjen e futbollistëve të njohur si Cristiano Ronaldo, Kaka, Benzema, Alonso etj.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: