Në ndeshjen e vetme të Top 16 të Euroligës, skuadra ruse, CSKA e ka mundur atë lituaneze, Zhalgiris, me rezultat 84:71.
Me këtë fitore CSKA e ka vërtetuar pozitën e saj të parë në grup, duke u plasuar kështu në çerekfinale.
Pops Mensa-Bonsu ishte ë i merituari për fitoren e rusëve, pasi shënoi 19 pikë, ndërsa Langdon shtoi 17 sosh, kurse kroati Zoran Planiniq
ndeshjen e përfundoi me 12 pikë. Te lituanezët më efikasi ishte Kalnietis, i cili shënoi 22 pikë.



