Ish-ylli i NBA-së, Antoine Walker, përsëri luan basketboll. Dikur basketbollist i Bostonit, Miamit dhe Dallasit gjatë muajit të ardhshëm do të luajë në Porto Riko.
Megjithatë, mediat amerikane shkruajnë më shumë për problemet që i ka me borxhet ky basketbollist, ndërsa është llogaritur se ai ka pasur pasuri prej afërsisht 100 milionë dollarëve.
Paraqitjen e tij të fundit në NBA Walker e ka pasur në fillimin e edicionit të kaluar kur ishte larguar nga Memphis Grizzlies. Ai disa herë është përpjekur të kthehet në NBA, por i kanë munguar ofertat.
Walker tashmë konsiderohet se e ka humbur pasurinë e tij milionëshe, më shumë në bixhoz, ndërsa ditë më parë e ka humbur gjyqin edhe me një kazino në Las Vegas, së cilës duhet t’ia paguajë borxhin prej 4 milionë dollarëve.



