16 skuadra në luftë për një trofe

Sot zhvillohen 8 ndeshjet e para të Ligës së Evropës,ndërsa për këtë trofe do të luftojnë 16 skuadra, të cilat deri më tash në historinë e tyre të ekzistimit i kanë fituar 27 tituj në Evropë.

Çiftin e parë e përbëjnë skuadrat fqinje, Hamburgeri dhe Anderlechti, në të cilin skuadra gjermane shpreson përsëritjen e fitores, me rezultat 2:0, të edicionit 1976-77, kur ajo e pati fituar Kupën e Fituesve të Kupave.

Skuadra gjermane do të tentojë t’i ikë fatit që e pati Reali, pasi ndeshja finale e kësaj Kupe do të zhvillohet në Hamburg më 12 maj.

Benfica dhe Marseille është çifti tjetër,ndërsa kjo ndeshje do të jetë shumë interesante, pasi skuadra portugeze para shikuesve të saj nuk lëshon lehtë pe, ndërsa francezët njihen për lojë të mirë edhe si mysafirë.

Ballafaqimi më interesant i mbrëmjes pritet të zhvillohet në Stadiumin “Mestalla” në Valencia,ku skuadra me të njëjtin emër e pret skuadrën gjermane, Werder,e cila ndonëse nuk është në formën e saj më të mirë, mund të bëjë ndoshta ndonjë befasi.

Atletico Madrid skuadër kjo e cila pas një fillimi të dobët në kampionatin spanjoll, e ka ngritur formën e saj, në “Vicente Calderon” e pret Sportingun e Lisbonës, skuadër kjo shumë cilësore.

Ndeshjet e kthimit do të zhvillohë në 18 mars, ndërsa një ditë më vonë, duke filluar në orën 13.00, në Nion do të bëhet tërheqja e shortit për garat e radhës
 
Orari i ndeshjeve:
 
19:00: Atletico M. - Sporting
19:00: Hamburger - Anderlecht
19:00: Lille - Liverpool
19:00: Rubin - Wolfsburg
21:05: Benfica - Marseille
21:05: Juventus - Fulham
21:05: Panathinaikos - Standard
21:05: Valencia - Werder Bremen

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: