Portieri i Juventusit dhe i Reprezentacionit të Italisë,Gianluigi Buffon (32), ua ka bërë të ditur mediave infromaconin se do të martohet së shpejti me të dashurën e tij shumëvjeçare, Alena Seredova.
“Jemi duke biseduar për dasmën, e cila do të bëhet së shpejti. Pse nuk jemi martuar deri më tash? Nuk kemi pasur kohë”,- ka sqaruar Buffon.
Modelja 32-vjeçare çeke, e cila para një kohe e ka lindur fëmijën e saj të dytë,
ka shtuar: “Jam duke e pritur Gigin që të ‘gjunjëzohet’ me unazën e diamantit në xhep. Ia kam lindur dy fëmjë dhe këtë e kam merituar. Do të them ’po’dhe kështu dotë bëhem zonja Buffon, që nuk është ndonjëfarë mbiemri”,- ka thënë Seredova.
Është interesant të thuhet se në gjuhën çeke, Sereda në përkthim dotë thotë: njeri i keq, që është në kundërshtim me pamjen e saj.



