Deklarata e trajnerit të Interit, Jose Mourinho se sulmuesi i tij, Mario Balotelli nuk kishte pasur grip në ndeshjen ndaj Genoas, siç ishte e thënë si duket e kanë irrituar futbollisitin.
Sipas mediave italiane Mourinho dhe Balotelli kanë pasur një konflikt në dhomat e zhveshjes së treningut kur Balotelli kishe kërkuar shpjegim për atë që kishte thënë Mourinho, kurse portugezi në stilin e tij i ishte kthyer me agresivitet duke e krijuar një atmosferë të tensionuar.
Po i njëjti burim njofton se pas këtij problemi kanë lindur tensione edhe në mes të kryesisë së Interit dhe trajnerit portugez.



