Finalja e edicionit të sivjetmë të Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”, por pa klubin i cili “banon” aty, pasi Reali u mënjanua nga garat e mëtejme.
Para fillimit të këtij edicioni, Reali i bleu futbollistët Cristiano Ronaldo, Kaka, Karim Benzema dhe disa të tjerë, për të cilët ka harxhuar më shumë se 250 milionë euro. I gjithë ky investim është bërë me qëllim për ta treguar forcën në kampionatin shtetëror, por edhe në garat evropiane.
Liga e Kampionëve për futbollistët e Realit për edicionin e sivjetmë tashmë i takon së kaluarës, ndërsa sa i përket kampioantit shtetëror, kjo mund të shihet në të ardhmen.
Tash duhet të pritet se çka do të bëhet me trajnerin e kësaj skuadre, kilianin Manuele Pellegrini, të cilin mediat spanjolle janë në përpjekje ta largojnë nga klubi. Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Pellegrini është shprehur:
“Unë jam njeriu i parë të cilin duhet fajësuar për këtë hap të madh prapa. Se a do të mbetem në klub, kjo varet prej politikës së klubit”, - ka thënë Pellegrini, për të vazhduar: “Në pejsëlojën e parë kemi luajtur mirë, por i kemi lëshuar disa raste të mira për shënim. Në pjesëlojën e dytë skuadra ime u oprientua ta ruajë rezultatin, ndësa finalja në ‘Bernabeu’ mbeti iluzon. Tash këtë duhet ta harrojmë dhe do t’i kthehemi kampionatit”, - ka përfunduar Pellegrini.



