Guti i dëshpëruar

Për të gjashtën herë radhazi Reali i Madridit është mënjanuar nga garat e Ligës së Kampionëve në të tetën e finales.

Këtë herë rival më i fortë se madrilenët ishte skuadra e Lyonit, e cila pas fitores 1:0 në “Stade de Gerland” , në “Santiago Bernabeu” luajti baras, 1:1. Kapiteni i “mbretërve”, Guti, është shprehur i mërzitur për humbjen e skuadrës së tij.

“Mëkat, edhe një herë treguam se në ndeshjet e mëdha nuk kemi fuqi për mat. Është dashur më shumë të luajmë si skuadër, e jo të luajmë lojë individuale. Veçmas këtë ne është dashur ta bëjmë në pjesëlojë e dytë, në të cilën nuk kemi luajtur siç është dashurt të luajmë”, - ka thënë Guti.

“Lyoni filloi të sulmojë prej atij momenti kur e kuptoi se ne nuk po bëjmë presion siç e bëmë në pjesëlojën e parë. Ky ishte momenti kur ne është dashur të luajmë si skuadër. Tash mendja jonë duhet të jetë e drejtuar nga kamponati, pasi nuk na ka mbetur asgjë tjetër”, - ka thënë Guti.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: