Tifozët e Manchester Unitedit i kishin organizuar një pritje të ngrohtë David Beckhamit, të cilët i ka falënderuar ish-ylli i kësaj skuadre.
“Është e qartë se jam i dëshpëruar me humbjen, por është një ndjenjë e veçantë të jesh përsëri këtu”, - është shprehur Beckahm.
“Mënyra se si më kanë pritur tifozët ka qenë absolutisht e pabesueshme, dhe vërtetë më duhet t’ua them një faleminderit të madhe”, - ka
thënë Beckham, i cili për herë të fundit para kësaj ndeshjeje, e kishte shkelur barin e Stadiumit “Old Trafford” më 3 mars të vitit 2003, në ndeshjen e tij të fundit për “Djajtë e Kuq”.



