Dy ndeshjet e sontme i përcaktuan edhe dy skuadrat tjera çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve, e ato janë Manchester Unitedi dhe Lyoni, skuadra këto që nga garat e mëtejme i mënjanuan dy prej skuadrave me më së shtumti tituj të kampionëve të Evropës, Milanin dhe Realin e Madrdit.
Manchester Unitedi nuk e pati të vështirë kualifikimin, pasi udhëhiqte nga ndeshja e parë me rezultat 3:2, ndërsa në ndeshjen e kthimit e deklasoi Milanin, duke e mundur me rezultat të thellë 4:0.
Ndeshja e dytë e zhvilluar në Stadiumin “Santiago Bernabeu” në Madrid, ndërmjet Realit dhe Lyonit përfundoi baras, 1:1, por në çerekfinale u kualifikua skuadra franceze, sepse në ndeshjen e parë kishte fituar me rezultat 1:0.
Një ditë më parë, ndërkaq kualifikimin në çerekfinale e kishin siguruar Arsenali dhe Bayerni.
Rezultatet:
Manchester United - Milan 4:0
Real Madrid - Lyon 1:1



