;)

Bolt e Serena më të mirët

Atleti nga Xhamajka, Usain Bolt për herë të dytë radhazi e ka fituar shpërblimin Laureus, e cila u jepet sportistëve dhe sportisteve më të mira të botës për një vit.

Në konkurrencën e femrave epiteti i sportistes më të mirë i ka takuar tenistes amerikane, Serena Williams.
Vitin e kaluar Bolt i ka fituar tri medalje të arta në Kampionatin Botëror të atletikës në Berlin, duke shënuar edhe rekorde botërore në 100 e 200 metra. Ai ka qenë edhe pjesë e stafetës xhamajkane në 4x100 metra.

Në konkurrencën e femrave Serena Williams për herë të dytë arriti ta fitojë këtë çmim. Williams vitin e kaluar ka fituar në Australian Open dhe Wimbledon, ndërsa është tenistja numër një në botë.
 
Fituesit:
 
Sportist i vitit: Usain Bolt
Sportiste e vitit: Serena Williams
Skuadra e vitit: Brawn GP
Fytyra e re sportive: Jenson Button
Kthimi më i madh në sport: Kim Clijsters
Sportistja e hendikepuar: Natalie du Toit
Sportistja e sporteve alternative: Stephanie Gilmore

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: