Beckenbauer: Pa kamera në futboll

Kryetari i nderit i Bayernit të Munihut, Franz Beckenbauer, nuk pajtohet me trajnerin e skuadrës bavareze, Louis van Gaal, rreth ideve të këtij të fundit për apilikimin e ndryshimeve revolucionare në futboll.

Aplikimi i teknologjistë kompjuteristike dhe gjyqtarëve me kompjuterë dhe rivënia e topit nga vija anësore me këmbë, janë disa prej ideve të Van Gaalit, të cilat nuk i përkrah Beckenbauer.

"Shumëçka është folur në dekadat e fundit. Mendoj se futbolli duhet të jetë i thjeshtë ashtu siç është, me të gjitha të metat që i ka “, - ka thënë asi gjerman, i cili është kundër marrjes së vendimeve pas shikimit të video-xhrimeve me kamera.

“Në fund, vendimin duhet ta marrë njeriu, madje edhe me llupë dhe pas përsëritjeve të xhirimeve. Nganjëherë te pozita jashtëloje ekszistojnë mendime të ndryshme edhe pasi të shikohet xhirimi”, - ka sqaruar Beckenbauer.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: