Menaxheri i Podolskit kërkon 258.500 euro

Norbert Pflippen, pronar i firmës menaxheriale “Ans sport GmbH”, kërkon nëpërmjet gjyqit nga futbollisti i Kolnit, Lukas Podolski, ish-klienti itij, shumën prej 258.500 eurve.

Këto para kërkohen në bazë të një klauzole në një kontratë të mëhershme të nënshkruar nga të dyja palët, me të ciëln agjencia merr provizionin nga futbollistët.

“Këtu flitet për një obligim. Gjykatësi thotë se të drejtë në provizion nga marektingu, sipas kontratës, ka edhe pas skadimit të vleftës së saj”,- ka bërë të ditur për “Bild” zëdhënësi i Gjykatës së Qarkut të Kolnit, dr. Markus Buchberger.

Kontratën me agjencinë e Pflippenit sulmuesi Podolski e kishte nënshkruar si 17-vjeçar në vitin 2002, ndërsa e kishte ndërprerë kah fundi i vitit 2006.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: