“Jam i sigurt se do të kalojmë. Nga minuta e parë e deri në fund do të luftojmë për të shënuar fitore”, - ka thënë Cristiano Ronaldo, në paralajmërimin për ndeshjen e kthimit kundër Lyonit.
“Duke llogaritur investimet që ka bërë klubi për përforcimet dhe faktin se luajmë në stadiumin tonë, do të jetë katastrofë e vërtetë nëse nuk e mënjanojmë nga garat Lyonin”, - është shprehur Jose Maria Guti, i vetmi futbollist i Realit, i cili e ka për mëndur mundësinë e mënjanimit nga garat e mëtejme.
Francezët e kanë fituar ndeshjen e parë me rezultat 1:0, që është nëj përparësi e madhe, por në Real për këtë gjë nuk ka brengosje.
“Jam i sigurt se do të kualifikohemi në çerekfinale. Që nga minuta e parë e deri në fund do të luftojmë vetëm për fitore, të cilën do ta arrijmë me rezultat 3:0 dhe përsëri do t’i gëzojmë tifozët tanë”, - ka thënë mbrojtësi Sergio Ramos, njëkohëshsisht futbollisti më opimist i Realit para kësaj ndeshjeje.



