Sulmuesi i Arsenalit, Niclas Bendtner i ka ndihmuar skuadrës së tij që të kaloj në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke shënuar 3 gola në duel me Porton, që topçinjtë e fituan me rezultat 5:0.
Ai shprehet i kënaqur me golat duke thënë se tani nuk ka kush e ndal Arsenalin.
“Jam shumë i lumtur për golat e shënuara. Një gjë të tillë ka kohë që nuk e kam bërë dhe sigurisht gëzohem edhe për fitoren e skuadrës. Të gjithë jemi optimistë se mund të fitojmë Ligën e Kampionëve dhe deri në fund do të provojmë një gjë të tillë”, - ka thënë sulmuesi danez.



