Mesfushori i skuadrës angleze, Tottenham Hotspur, Wilson Palacios është i vlerësuar lartë nga njohësit e futbollit.
Ai ka kaluar te Spursat nga Wigani, mirëpo si duket ambiciet e tij janë shumë më të mëdha.
“Jam duke luajtur mirë te Tottenhami dhe jam i kënaqur me këtë skuadër por në të ardhmen dëshiroj të luaj për një skuadër të madhe. Dëshira ime është që të luaj për Real Madridin”, - ka thënë Palacios.



