Trajneri i Interit, Jose Mourinho ka kohë që nuk ka dhënë deklarata për shkak se i është ndaluar nga drejtuesit e klubit.
Megjithatë La Gazetta Dello Sport ka arritur që t’ia nxjerr disa fjalë Mourinhos për ndeshjen e kaluar, duke e pyetur nëse Balotelli ishte me grip, si dhe çfarë ndodhi me barazimin 0:0 ndaj Genoas.
“Balotelli me grip?, çfarë gripi, nuk ka pasur kurrfarë gripi Mario, madje unë kam qenë më grip. Sa i përket ndeshjes na mungoj grinta dhe karakteri”, - deklaroi Special One.



