Fiorentina u eliminua nga garat e mëtejme të Ligës së Kampionëve, ndërsa trajneri i violës, Cesare Prandelli është shprehur shumë i zhgënjyer pasi sipas tij skuadra që ai drejton ka luajtur më mirë se ka merituar më shumë kualifikimin.
“Nëse bazohemi në të dyja ndeshjet mendoj se ne kemi merituar më shumë. Djemtë kanë treguar karakter dhe kanë dhënë gjithçka nga vetja për të arritur rezultat të favorshëm. Megjithatë, ky është futbolli dhe nuk ke çfarë bënë më tepër”, - ka thënë Prandelli.



