Polakët testojnë spanjollët

Federata e Futbollit e Spanjës e ka mbyllur listën e skuadrave me të cilat do të luajë në ndeshjet miqësore-përgatitore për Kampionatin Botëror të futbollit, i cili sivjet do të zhvillohet në Afrikën e Jugut.

Kampioni aktual evropian ndeshjen e fundit para fillimit të Kampionatit do ta zhvillojë më 8 qershor kundër Reprezentacionit të Polonisë, ndërsa para kësaj ndeshjeje do të luajë kundër Francës (3 mars), Lihtenshtajnit (29 maj) dhe Koresë Jugore (3 qershor).

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: