Futbollisti i famshëm argjentinas, Ariel Ortega, i është kthyer përsëri alkoolit.
I popullarizuari "El Burrito" ('gomari i vogël') në qershorin e vitit të kaluar ishte shëruar nga varësia prej alkoolit, pas së cilës dukej se ishte bërë tjetër njeri, duke i lënë pas vetes problemet.
Por, megjithatë, kjo periudhë nuk zgjati shumë, pasi pjesëmarrësi i tri kampionateve botërore (SHBA 1994, Francë 1998 dhe Japoni dhe Kore Jugore 2002) i ka shqetësuar anëtarët e klubit të tij.
Ortega (36 vjeç) për shkak të rikthimit të tij në varësi nga alkooli nuk ka qenë i pranishëm në ndeshjen e fundit, të cilën skuadra e tij, River Plate e zhvilloi kundër Rosarios (0:0) në kuadër të javës së 3-të të kampionatit Clausura. „Të gjithë jemi të brengosur për gjendjen e tij. Situata është delikate, ai dëshiron të shkojë përpara, por nuk mundet“, - ka thënë një burim i klubit, ndërsa e transmeton gazeta spanjolle „Marca“.




