;)

Fly Emirates, sponsor i Milanit

Sipas burimeve të afërta me AC Milanin, gjiganti italian ka nënshkruar kontratë me aviokompaninë e pasur arabe, Fly Emirates.

Kjo kompani është sponsore e shumë klubeve me renome evropiane, ne mesin e të cilave edhe e Arsenalit dhe Hambugut. Momentalisht, sponsori kryesor i Milanit është kompania austriake e basteve Bwin, emri i së cilës është në fanellat e “rosonerëve”, ndërsa prej qershorit të këtij viti e deri në qershorin e vitit 2014, në fanellat e kësaj skuadra do të duhej të ishte i shkruar emri Fly Emirates.

Lajmi deri tash nuk është bërë zyrtar nga udhëheqja e Milanit, ndërsa sipas kësaj kontrate Milani do të përfitojë 50 milionë euro për katër vjetët e ardhshëm. Gjithashtu nuk është përmendur as për mundësinë e shitjes së aksioneve të klubit, i cili është në pronësi të kryeministrit italian, Silvio Berlusconi.


 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: