;)

Safina nuk luan në Dubai

Tenistja ruse, Dinara Safina, ka hequr dorë nga turneu WTA, i cili zhvillohet javën e ardhshme në Dubai.

Safina, momentalisht tenistja numër dy në botë, nuk do të marrë pjesë në këtë turne, fondi shpërblyes i të cilit është 2 milionë dollarë, për shkak të problemit kronik të lëndimit të shpinës. Mu për këtë shkak Safina e kishte dorëzuar meçin në të tetën e finales në Australian Open, i cili ka përfunduar para disa ditësh në Melburn.


 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: