Juventusi u dënua me 10 mijë euro

Skuadra e Juventusit duhet të paguajë 10 mijë euro, për shkak të sjelljeve të pahijshme të tifozëve të saj në ndeshjen e fundit kundër Livornos.

Kjo ndeshja ka përfunduar me rezultat 1:1, ndërsa tifozët e “Zonjës së Vjetër” kanë gjuajtur ne terren flakadane të ndezura dhe mjete tjera piroteknike, për të cilën gjë ndeshja ishte ndërprerë për disa minuta.

Komisioni Disiplinor i Lega Calcio e ka dënuar Juventusin me 10 mijë euro. Në të njëjtën kohë, futbollisti i Juventusit, braziliani Felipe Melo, për shkak të ndëshkimit me dy kartonë të verdh, gjegjësisht me karton të kuq, nuk do të ketë të drejtë loje në ndeshjen e radhës, të cilën skuadra torineze e zhvillon me Genoan.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: