Skuadra italiane, Milan, nëpërmjet faqes së saj të internetit ka bërë të ditur se Alessandro Nesta u është kthyer stërvitjeve dhe se do të mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhës kundër Udineses, në kuadër të javës 24 të Serie A.
Nesta është jashtë fushës së gjelbër që nga gjysma e janarit, ndërsa ka qenë i paraparë të luajë në ndeshjen e fundit kundër Bolognas, por nuk është paraqitur në fushë për shkak të gripit.
Nga ana tjetër, të lënduar edhe më tej janë Alexandro Pato dhe Gianluca Zambrotta, të cilët ende nuk janë të gatshëm për lojë. Këta dy të fundit nuk do të luajnë as kundër Udineses, sikur edhe kundër Manchester Unitedit, më 16 shkurt, në kuadër të të tetës së finales së Ligës së Kampionëve.




