Sulmuesi argjentinas i Realit të Madridit, Gonzalo Higuain është fare pranë nënshkrimit të kontratës së re me skuadrën e tij të tashme.
Sipas të përditshmes spanjolle sportive “AS”, sulmuesi 22-vjeçar në këtë sezon është në formë të shkëlqyeshme sa i përket realizimit, pasi në 20 ndeshje ka shënuar 14 gola.
Sipas kontratës së re, Huguain do të ketë pagë të njëjtë me francezin Karim Benzema, i cili gjatë verës i është bashkuar madrilenëve.
Drejtori sportiv i realit të Madridit, Jorge Valdano, i ka nisur bisedat me Higuainin, ndërsa zyrtarizmi i marrëveshjes për vazhdimin e kontratës do të bëhet i ditur ditëve të ardhshme. Pas kthimit nga lëndimi Huguain ka shënuar gol në ndeshjen e fundit të cilën Reali e fitoi me rezultat 3:0 kundër Espanyolit.



