Para disa javësh ishte lajmëruar se tenistit spanjoll, Rafael Nadal, në zhveshtore i është vjedhur një orë dore, vlera e së cilës llogaritej rreth 525.000 dollarë.
Kjo vjedhje kishte ndodhur gjatë turneut “Rogers Cup” në Toronto, ndërsa një gjë e tillë nuk ishte konfirmuar deri tash. Por, këtë e ka konfirmuar vetë Nadal, gjatë një bisede për ESPN.
Orën e vlefshme më shumë se gjysmë milioni dollarë Nadal kishte filluar ta bartte gjatë turneut “Roland Garros”. Ora e markës RM 027 Tourbillions, është prodhuar në vetëm 50 ekzemplarë.



