Capello e lë Anglinë më 2012

Trajneri italian i kombëtares angleze, Fabio Capello ka konfirmuar se ai do të largohet nga posti i tij pas përfundimit të Euro 2012.

Pas paraqitjeve katastrofave në Botërorin e Afrikës së Jugut pritej që Capello të largohej, mirëpo ai mbeti dhe tani po impresionon në kualifikimet për Evropian.

I pyetur nëse ky Evropian do të jetë i fundit për Capellon, ai u përgjigj: “Përfundimisht po. Së pari duhet të kualifikohemi sigurisht, por më pas do të jem goxha i vjetër, dhe preferoj të kënaqem me jetën si pensionist”, ka thënë Capello.

 

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: