Mesfushori i Milanit, Massimo Ambrosini ka vlerësuar lartë blerjet e reja të skuadrës së tij, dhe ka deklaruar se tani më nuk do të ketë arsyetim nëse nuk arrijnë të fitojnë trofe.
“Është duke u folur shumë për blerjet e reja. Ibra dhe Robinho na kanë përforcuar shumë, pasi janë futbollistë shumë kualitativ, të cilët mund të bëjnë diferencën. Por, këta futbollistë na bëjnë më përgjegjës, pasi nuk mund të shfajësohemi më në rast se nuk fitojmë”, ka thënë Ambrosini.



