Ish-trajneri i Liverpoolit dhe shumë skuadrave franceze Gerard Houllier do të jetë trajner i ri i Aston Villës, pasi ka lëshuar një post zyrtar në Federatën franceze të futbollit.
Sipas Houllier vendimi për të lëshuar FFF ishte i vështirë, mirëpo një skuadër si Aston Villa e ka bërë të ndërroi mendimin.
“Vendimi për tu larguar nga FFF ishte i vështirë, por në këtë moment nuk mund të refuzoj një skuadër si Aston Villa. Villa është një nga klubet në të forta angleze dhe ka tifoz të mrekullueshëm. Është një sfidë e re për mua dhe mezi pres të filloi punën”, ka deklaruar Houllier.



