Pas barazimit në ndeshjen e parë kualifikese për Kampionatin Evropian të vitit 2012, kundër Qipros (4:4), Federata e Futbollit e Portugalisë është duke menduar ta ndërrojë trajnerin Carlos Queiroz, i cili kohë më parë, për shkak të përfshirjes së tij në një konflikt me Agjensionin Kundërdoping të Portugalisë, është pezulluar për gjashtë muaj nga posti i tij.
Edhe pse më parë ishte demantuar lajmi se Queirozin do ta zëvendësonte spanjolli, Luis Aragones, kohëve të fundit mediat nga Pirinejet shkruajnë se ka gjasa shumë të mëdha që, në krye të Reprezentacionit të Portugalisë të emërohet Aragones.



