Selektori i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, ka zbuluar se drejtuesit e Manchester Unitedit kishin dëshiruar që pikërisht ai të ishte pasardhës i Alex Fergusonit në bankinën e “Djajve të Kuq”.
Alex Ferguson kishte paralajmëruar tërheqjn e tij nga Manchester Unitedi në edicionin 2001-02, ndërsa që nga atëherë drejtuesit e kësaj skuadre kanë qenë në kërkim të pasardhësit të Fergusonit. Dëshira e tyre pikërisht kishte qenë që ai të ishte Ottmar Hitzfeld, selektori i tashëm i Zvicrës, por gjermani e kishte refuzuar ofertën e skuadrës angleze.
Në kohën kur Manchester United e kishte kërkuar Hitzfeldin, ai ka qenë trajner i Bayernit, me të cilën skuadër e kishte fituar titullin në Ligën e Kampionëve.



