Një ndeshje futbolli 57 orë

Skuadrat e futbollit Leeds Badgers dhe Warwick Wolves kanë shënuar rekord botëror për kohëzgjatjen e  një ndeshjeje futbolli, e cila ka zgjatur madje 57 orë. 

Në Coventry është zhvilluar një ndeshje, e cila nuk dihej nëse do ta kishte fundin e saj. Futbollistët e skuadrave Badgers dhe Wolves në kuadër të një aksioni humanitar (lufta kundër menengjitisit), kanë vendosur të shënojnë rekord për kohëzgjatjen e një ndeshjeje futbolli.

Ata ia kanë arriur qëllimit, pasi rekordin e tashëm prej 42 orëve e kanë kaluar për 15 orë.

Pas çdo ore lojë, skuadrat kanë pasur pushim prej 5 minutave, ndërsa rezultati përfundimtar ka qenë  425:354 për Badgers.

Gjatë ndeshjes ka ndodhur edhe një rast jo i zakonshëm. Një futbollist është dërguar në spital për shkak të dyshimit se e kishte thyer ashtin e shputës së këmbës, por pas kontrollit mjekësor, ai pas dhjetë orësh është kthyer përsëri në lojë.

“Kemi pasur lodhje të madhe të këmbëve, por  e kemi pasur një përkrahje të shkëlqyeshme, ndërsa futbollistët janë përkrahur po ashtu ndërmjet veti. Jemi shumë të lumtur që e kemi arritur qëllimin tonë, ndërsa dhimbjet që i kemi tash për tash dhe lodhja do të kalojnë pas disa ditësh”, - ka thënë organizatori i kësaj ngjarjeje, Simon Lynes.

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: