Shqipëria para fitores së parë

Të martën janë në program ndeshjet e rrethit të dytë kualifikues për eliminatoret e Kampionatit Evropian, i cili do të mbahet në Ukrainë dhe në Poloni në vitin 2012.

Pas ndeshjeve të para të zhvilluara të premten, disa prej kombëtareve kanë paralajmëruar shumë herët se do të jenë kandidatet kryesore nëpër grupet e tyre për ta siguruar kualifikimin dhe për të luajtur në Euro 2012.

Pas barazimit të arritur në ndeshjen e parë si mysafire e Rumanisë, Shqpëria, para shikuesve të saj, në Stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë, do të ketë përballë kombëtaren e Luksemburgut.

Nga kjo ndeshje reprezentuesit shqiptarë, në krye të të cilëve është selektori Josip Kuzhe, me të drejtë presin ta shënojnë fitoren e parë.

Për shqiptarët fitorja është imperativ, pasi pika e fituar në Bukuresht atyre ua ka shtuar apetitet për një kualifikim të mundshëm në Evropianin e viti 2012. Nga ndeshjet e rrethit të dytë, disa prej kombëtareve që bënë lëshime në ndeshjet e tyre të para, të martën ato kërkojnë t’i përmirësojnë gabimet e tyre.

Kjo para së gjithash vlen për Francën, e cila të premten u turpërua në Paris, kur pësoi humbje nga Bjellorusia, me rezultat 0:1. “Trekolorët” ndeshjen e tyre të dytë do ta zhvillojnë në Sarajevë, kundër Bosnjës dhe Hercegovinës, ndaj të cilëve do ta kenë shumë vështirë për të shënuar fitore.

Orari i ndeshjeve:

Grupi A

20:00: Turqia - Belgjika
20:30: Austria - Kazakistani
20:45: Gjermania - Azerbajxhani

Grupi B

17:00: Rusia - Sllovakia
20:00: Maqedonia - Armenia
20:45: R. e Irlandës - Andorra

Grupi C
20:30: Serbia - Sllovenia
20:50: Italia- Ishujt Faroe

Grupi D
19:30: Bjellorusia - Rumania
20:15: Shqipëria - Luksemburgu
21:00: B e H - Franca

Grupi E
20:00: Suedia - San Marino
20:30: Holanda - Finlanda
20:30: Hungaria - Moldavia

Grupi F
19:00: Gjeorgjia - Izraeli
19:30: Malta - Letonia
20:30: Kroacia - Greqia

Grupi G
19:30: Bullgaria - Mali i Zi
20:45: Zvicra - Anglia

Grupi H
20:15: Danimarka - Islanda
20:30: Norvegjia - Portugalia

Grupi I
20:15: Çekia - Lituania
21:00: Skocia - Lihtenshtajni



 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: