Pas dhjetë vjet në krye të kombëtares amerikane të tenisit, Patrick McEnroe, ka paralajmëruar largmin e tij nga posti i selektorit.
Ai do të largohet nga ky post pas meçit kundër Kolumbisë, në të cilin amerikanët do të bëjnë përpjekje ta sigurojnë ekzistencën në Ligën më të forëtë botërore të tenisit. “E kam pasur shumë vështirë ta marr këtë vendim,
por mendoj se është më mirë për të gjithë.
Kam vendosur që më shumë kohë të qëndëroj pranë familjes sime dhe të punoj për zhvillimin e programit të Federatës së Tenisit të Amerikës”, - ka thënë McEnroe. Si kandidati kryesor i cili do ta zëvendësonte McEnroen përmendet Jim Courier.



