Pas 17 vjetësh qëndrimi në krye të skuadrës AS Roma, familja Sensi në muajin korrik është dashur të largohet nga kreu i skuadrës nënkampione të Italisë.
Problemet e mëdha financiare e kanë detyruar presidenten e këtij klubi, Rosella Sensi, vajzën Franco Sensit, që t’ia nënshkruajë pronësinë e këtij klubi bankës Unicredit, së cilës i ka pasur borxh prej rreth 325 milionë eurove.
Pos asaj që Rosella Sensit
me marrjen e klubit i janë fshirë të gjitha borxhet, Unicredit i ka ofruar edhe 30 milionë euro për blerjen komplete të pasurisë së saj, konketisht të kompanisë Italpetrol.
Sipas marrëveshjes së atëhershme, Sensi ka mbetur presidente e klubit, derisa banka të gjejë blerësin e ri, ndërsa një gjë e tillë pritet të ndodhë gjatë kësaj jave, ndoshta deri të premten.
Mediat italiane spekulojnë se, blerësi më i mundshëm i AS Romës është biznesmeni lokal, Giampaolo Angelucci, i cili është duke biseduar me bankën Unicredit.



