Ndryshime në Reprezentacionin e Italisë

Selektori i Reprezentacionit të Italisë, Cesare Prandelli, ka vendosur të bëjë ndryshime në përbërjen e skuadrës për ndeshjen kundër Ishujve Faroe, krahasuar me ndeshje e së premtes të zhvilluar në Talin kundër Estonisë.

Sipas paralajmërimeve që vijnë nga Apeninet, bëhet e ditur Giuseppe Rossi dhe Alberto Gilardino do t’i zëvendësojnë Simone Pepen dhe Giampaolo Pazzinin. Në sulm Rossit dhe Gilardinos do tu ndihmojë Antonio Cassano.

Gjithashtu është paralajmëruar se Prandelli, për shkak se ka qenë i pakënaqur me portierin Salvatore Sirigu, atë do ta zëvendësojë me portierin e Bolognës, Emilliano Viviano.



 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: