Reprezentacionet e SHBA-së dhe të Rusisë janë kualifituar për në çerekfinalet e Kampionatit Botëror të basketbollit, pasi i kanë fituar ballafaqimet e tyre në kuadër të së tetës së finales kundër Angolës, përkatësisht Zelandës së Re.
Në ndeshjen e programit të pasditës, amerikanët pa kurrfarë mundi arritën të shënojnë fitore, pasi përballë kishin afrikanët modestë të Angolës, të cilët arritën të shënojnë 66 pikë, përderisa rivali i tyre, Reprezentacioni i SHBA-së, madje 121 sosh.
Ndeshja e programit të mbrëmjes, ajo ndërmjet Rusisë dhe Zelandës së Re ishte më shumë rivalizuese. Por, rivaliteti ndërmjet këtyre skuadrave ishte i pranishëm vetëm në tre çerekët e parë, pasi në atë të fundit rusën në çdo element të lojës qenë më të mirë, ndërsa ata shënuan fitore me 322 pikë epërsi.
Rezultatet:
SHBA - Angola 121:66
Rusia - Zelanda e Re 78:56
Të martën takohen:
17.00: Lituania - Kina
20.00: Argjentina - Brazili



