Kampioni i Spanjës, Barcelona, ka paralajmëruar se do ta aplikojë kodeksin etik, sipas të cilit do të parandalonte drejtimin e dobët të financave në të ardhmen.
Ky vendim është marrë vetëm pak ditë pasi presidenti i ri, Sanro Rosell, kishte bërë të ditur se, paraardhësi i tij, Joan Laporta, e kishte lënë klubin në borxhe të mëdha për shkak të harxhimit të papërgjegjshëm të mjeteve.
Laporta është nën hetime pasi dyshohet se u ka paguar futbollistëve premi më të larta se sa marrëveshja paraprake, si dhe ka harxhuar shumë mjete në premi të ndryshme.
Me kodeksin etik, Barcelona dëshiron të ketë transparencë më të madhe në harxhimin e mjeteve dhe të eilminojë aktivitetet, të cilat do ta rrënonin imazhin e klubit.



