Shqipëria barazon në Rumani

Kombëtarja e Shqipërisë e ka nisë me këmbë të mbarë fushatën e saj për kualifikim në Kampionatin Evropian të vitit 2012, i cili do të mbahet në Ukrainë dhe Poloni.

Shqipëria që në nisje, në një ballafaqim shumë të vështirë, arriti të barazojë e Rumaninë, në ndeshjen e zhvilluar në Bukuresht.

Futbollistët e trajnerit Josi Kuzhe shumë mirë luajtën deri në minutën e 80-të kur pas një harkimi të topit brenda zonës më së miri u gjend Stancu, i cili shënoi  nga afërsia për 1:0.

Nuk vonoi shumë ku Shqipëria arriti të barazojë rezultatin në 1:1, ndërsa autor I golit ishte zëvendësuesi Gjergji Muzaka. Pas harkimit të kryer nga Agolli, më i larti në kërcim ishte Muzaka, i cili bukur e goditi topin me kokë, ndërsa topi u gjend prapa shpinës së portierit Lobont, 1:1.

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: