Futbollisti kosovar, i cili i mbron ngjyrat e Reprezentacionit të Malit të Zi, Fatos Beqiraj, ka qenë zëvendësues në ndeshjen e parë për eliminatoret e Kampioantit Evropian – Euro 2012, në të cilën shteti fqinj shënoi fitore ndaj Uellsit me rezultat 1:0.
Beqiraj është aktivizuar në minutën e 87-të të ndeshjes, ndërsa gjatë kësaj kohe kontributi i tij ka qenë fare i vogël. Mali i Zi bën pjesë në grupin G.
Para dsa ditësh Beqiraj ka kaluar nga Buduqnosti i Podgoricës në radhët e kampionit të shumëfishtë të Kroacisë, Dinamo nga Zagrebi.



