Allegri: Do të luajmë në finalen e Ligës së Kampionëve

Për t’i arsyetuar harxhimet e bëra me rastin e afatit kalimtar të verës, trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka paralajmëruar lojë sulmuese të skuadrës së tij.

"Rossonerët" në radhët e veta i kanë marrë sulmuesit Zlatan Ibrahimovic dhe Robinho. Ky transfer i këtyre dy futbollistëve e ka befasuar trajnerin Allegri, i cili është i vetëdijshëm se çka ka tash në duart e tij, ndërsa i trimëruar, ka paralajmëruar gjëra shumë të mëdha në edicionin e ri. 

“Skuadra jonë është e klasit të parë. Më këtë ekip ne duhet të luajmë në finalen e Ligës së Kampionëve”, - ka thënë Allegri, i cili në pyetjen, nëse yjet e tij do të mund të luajnë së bashku, është përgjigjur: “Natyrisht se munden, por kjo do të varet nga ndeshjet. Atyre do t’u japim pak kohë të njihen ndërmejt veti”, -  ka thënë Allegri.

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: