Talenti i ri i Interit, Philippe Coutinho po kalon një periudhë mjaft të mirë të jetës së tij. Me vetëm 18 vjet gjendet në një nga skuadrat më të forta në Botë, dhe stërvit po ashtu me futbollistë kampionë.
“Unë në stërvitje e shikoj shumë Sneijderin, inspirohem nga ai, dua të jem i shpejtë si ai. Mendoj se duhet të fitoj topin e artë sivjet. Sigurisht idoli im është Kaka, por edhe Ronaldinho është një kampion i madh, ka fituar gjithçka dhe dua të bëhem edhe unë si ai. Unë e takova atë dhe më tha “Paq fat”, ishte një reagim i mirë nga ai".
"Te Interi jam i qetë, unë nuk dalë në diskoteka, e po ashtu nuk pi birra, preferoj të jetoj i qetë. Julio Cesar është si vëllai i madh i imi, ai më mëson shumë, por jo vetëm ai, të gjithëve u jam mirënjohës për atë që po bëjnë për mua, dhe shpresoj se do t’ua kompensoj me lojëra të mira”, ka deklaruar Coutinho.



