Trajneri i Anglisë Fabio Capello që prej pas Botërorit të Afrikës së Jugut gjendet nën presion të jashtëzakonshëm nga mediat angleze, mirëpo ai ka thënë se di të menaxhoj situata të tillë duke qenë se kjo është pjesë e punës së tij.
“Jo, kjo nuk është situata e parë në të cilën gjendem nën presion të tilla. Kam qenë njëherë në Real Madrid, pastaj në Milan dhe tani. Shpresoj që presioni do të nxjerr më të mirën time, të paktën kështu ka ndodhur më parë. Unë mbaj mend kur ju mediat flisni keq për mua, mbaj mend po ashtu kur flisni mirë për mua. Ky është presioni, por kjo është puna ime dhe jam mësuar të jetoj me të”, ka thënë Capello.



