Inzaghi: Me Ibrën e Robinhon fitojmë Ligën e Kampionëve

Sulmuesi i Milanit, veterani Filippo Inzaghi shprehet i kënaqur me ardhjen e sulmuesve Zlatan Ibrahimovic dhe Robinho, pavarësisht se minutat e tij tashmë do të jenë shumë të vogla.

Megjithatë, ai ka thënë se këta dy futbollistë kanë potencial për t’i quar drejt titullit të Kampionit të Evropës.

“Sulmi ynë është fantastik. Këtë nuk mund ta fshehim, është një sulm që mund të na fitoj Ligën e Kampionëve. Unë kam disa qëllime, por i pari është që të arrijë rekordin e Gerd Mullerit me golat e shënuara në Evropë. Ka qenë gjithmonë privilegj për mua që kam luajtur për Milanin, dhe mburrem me këtë”, deklaroi Inzaghi.

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: