Beckham: Kthehem më 11 shtator

Futbollisti i njohur anglez i skuadrës Los Angeles Galaxy, David Beckham, do të duhej të kthehej në fushë e gjelbër më 11 shtator në ndeshjen kundër skuadrës Columbus Crew.

Tashmë ish-reprezentuesi anglez, nuk ka luajtur që nga muaji mars. Duke luajtur për Milanin si i huazuar, Beckham e kishte lënduar thembrën e Akilit, për shkak të të cilit lëndim ai nuk ishte paraqitur në Kampionatin Botëror në Afrikën Jugore.

“Mjekët kanë parashikuar se unë do të kthehem në fushë më 1 tetor, por e kam ditur se mud të klthehem edhe më herët. Shpresoj që në ndeshjen kundër Columbusit të luaj të pakën 15-20 minuta”, -  ka thënë Beckham, i cili ka shtuar: “Kur ta kaloni një lëndim të tillë, gjithmonë keni frikë se një lëndim i tillë mund të përsëritet. Lëvizjen që e pata bërë atëherë kur jam lënduar nuk e kam përsëritur më, por mendoj se asnjëherë nuk do të kthehem në formën që e kam pasur më parë”, - ka përfunduar Beckham.

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: