Villa afër rekordit

Kur më 9 shkurt të vitit 2005, David Villa (28 vjeç) kshte debutuar për Reprezentacionin e Spanjës, Raul kishte pasur 41 gola të shënuar për “Stuhinë e kuqe”.

Pakkush ka menduar se atëherë sulmuesi i Zaragozës do ta rrezikonte rekordin e Raulit. Sulmuesi i tashëm i Schalkes, Raul, është larguar nga kombëtarja spanjolle në vitin 2006, ndërsa ka arritur të shënojë 44 gola. Të premten këtë shifër të golave mud ta kalojë David Villa, i cili është në formë të jashtëzakonshme, ndërsa rival i Spanjës në kualifikimet për Kampionatin Evropian është Lihtenshtajni. 

Për të shënuar 44 gola Raulit i janë dashur 102 ndeshje, ndërsa Villa deri më tash është paraqitur në 65 ndeshje, ndërsa ka shënuar 44 gola.

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: