Sprovë e vështirë për Shqipërinë

Me ndeshjen e së enjtes Izraeli - Malta, kanë filluar ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian të futbollit - Euro 2012, i cili do të mbahet në Ukrainë dhe Poloni.

Sigurisht se për opinionin futbolldashës shqiptar vëmendjen e tërheqin ballafaqimet e grupit D, aty ku bën pjesë Shqipëria.

Kombëtarja kuq e zi që në fillim të këtyre kualifikimeve do ta ketë një sprovë të vështirë në Rumani. Nga kjo përballje trajneri i kombëtaes kuq e zi, kroati Josip Kuzhe, pret që skuadra që ai e drejon të mos pësojë humbje. Në një prononcim të tij, Kuzhe ka thënë se ende nuk e di se me çfarë taktike do t’i vihet përballë skuadrës rumune.

Por, megjithatë, ai ka lënë të kuptohet se në Rumani do të luajë me një taktikë më pak sulmuese, duke dashur që eventualisht të shkëpusë një pikë nga kjo ndeshje me kundërsulme. Mu për këtë arsye dilemat më të mëdha Kuzhe i ka se kush do t’i prijë sulmit shqiptar në Bukuresht, Erion Bogdani apo Hamdi Salihi. Duket se një përparësi më të madhe me këtë rast do ta ketë shkodrani Salihi, i cili në ndeshjet e fundit miqësore ka qenë autor i disa golave.  

Pos kësaj ndeshjeje, në kuadër të grupit D, Luksemburgu do të jetë mikpritës i Bosnjës dhe Hercegovinës, ndërsa Bjellorusia do të jetë  mysafire e Francës.
 


Orari i ndeshjeve:
 
Grupi A:
18:00: Kazakistani - Turqia
20:45: Belgjika - Gjermania
 
Grupi B:
17:00: Armenia - R. e Irlandës
18:30: Andorra - Rusia
20:30: Sllovakia - Maqedonia
 
Grupi C:
19:00: Ishujt Faroe - Serbia
20:30: Estonia - Italia
20:45: Sllovenia - Irlanda V.
 
Grupi D:
20:00: Rumania - Shqipëria
20:15: Luksemburgu - B e H
21:00: Franca - Bjellorusia
 
Grupi E:
18:30: Moldavia - Finlanda
20:00: Suedia - Hungaria
20:45: San Marino - Holanda
 
Grupi F:
20:00: Letonia - Kroacia
20:45: Greqia - Gjeorgjia
 
Grupi G:
19:30: Mali i Zi - Uellsi
21:00: Anglia - Bullgaria
 
Grupi H:
21:00: Islanda - Norvegjia
21:45 Portugalia - Qipro
 
Grupi I:
20:15: Lituania - Skocia
20:45: Lihtenshtajni - Spanja

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: